Kenan Yildiz vendos një rekord të ri

Futboll

Kenan Yildiz vendos një rekord të ri

Më: 21 shtator 2025 Në ora: 13:29
Pamje nga ndeshja

Kenan Yildiz vendos një rekord të ri!

Kenan Yildiz u bë kapiteni më i ri në historinë e Juventusit: duke mbajtur shiritin e kapitenit në moshën vetëm 20 vjeç kundër Veronës, për shkak të mungesave të Locatellit dhe Bremer, turku theu rekordin e bardhezinjve.

Për më tepër, Juventusi nuk kishte pasur një lojtar që mbante fanellën me numër 10 si kapiten që nga viti 2022 (tre vjet më parë, ishte Dybala).

Yildiz debutoi me fanellën e Juventusit në vitin 2023 dhe që nga ajo kohë ka koleksionuar 65 ndeshje me fanellën bardhezi dhe ka shënuar 10 gola.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat