Crystal Palace i shkakton humbjen e parë Liverpoolit

Futboll

Crystal Palace i shkakton humbjen e parë Liverpoolit

Nga: K.G. Më: 27 shtator 2025 Në ora: 18:09
Crstala Palace

Liverpooli pas gjashtë fitoreve rresht, ka regjistruar humbjen e parë në edicionin e sivjetshëm në Premier League. 

Skuadra e Crystal Palaces si vendas ka triumfuar me rezultat 2:1 ndaj Liverpoolit, në ndeshjen e javës së gjashtë në Premier League në futboll. 

Tre pikë të mëdha për vendasit, ndërsa Liverpooli  del kokulur nga Londra.

Crystal Palace nuk njeh humbje, 3 fitore e 3 barazime.

Për Crystal Palacen realizoi Sarr (9') e Nketiah (90+7’) dhe për Liverpoolin Chiesa (87'). 

Liverpooli kryeson me 15 pikë e Crysyal Palace është në vend të 2-të me 12 pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat