Egnatia me hap kampioni

Futboll

Egnatia me hap kampioni

Më: 5 tetor 2025 Në ora: 16:08
Pamje nga ndeshja

Egnatia ka fituar ndaj Vorës në stadiumin e Laçit.

Transferta për kampionët e Shqipërisë u vendos nga goli i Flamur Ruçit, ndërsa ndeshja ishte e vlefshme për javën e gjashtë të Superiores.

Ishte minuta e 17-të, kur Ruçi shfrytëzoi si duhet krosimin e Xheferson për të dërguar topin në rrjetë. Goditja me kokë ishte e pandalshme nga portieri Shkëlzen Ruçi te Vora.

Të dyja skuadrat kishin rastet e tyre për të gjetur golin. Vora spikati sidomos me fillimin e vrullshëm të saj, ndërsa Egnatia ia doli më pas të diktojë ritmin e ndeshjes.

Kjo ishte fitorja e katërt radhazi për Egnatian, që tashmë i bashkohet Vllaznisë në krye me 13 pikë. Në anën tjetër ndodhet Vora e Arjan Bellajt me 7 pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat