Gjyqtari i njohur holandez do ta ndaj drejtësinë në ndeshjen Suedi – Kosovë

Futboll

Gjyqtari i njohur holandez do ta ndaj drejtësinë në ndeshjen Suedi – Kosovë

Më: 11 tetor 2025 Në ora: 15:40
Danny Makkelie

Kosova në futboll, të hënen më 13 tetor do të përballet me Suedinë, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikimet për Kampionatin Botëror 2026.

UEFA ka vendosur që drejtësinë në këtë përballje ta ndajnë gjyqtarët e njohur nga Holanda.

Gjyqtar kryesor do të jetë, Danny Makkelie.

Asistentët e tij do të jenë, Hessel Steegstra dhe Jan de Vries

Në VAR do të jetë Clay Ruperti, i ndihmuar nga Erwin Blank, derisa gjyqtar i katërt do të jetë Allard Lindhout.

Ndeshja mes Suedisë dhe Kosovës luhet në stadiumin ”Nya Ullevi” në Goteborg, më fillim nga ora 20:45.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat