Interi ballëlart në kryeqytetin italian, Roma kokulur

Futboll

Interi ballëlart në kryeqytetin italian, Roma kokulur

Nga: K.G. Më: 18 tetor 2025 Në ora: 22:38
Interi

Interi është “Macja e zezë” për Romën në “Olimpico”.

Skuadra e interit doli ballëlart nga kryeqyteti i italian, duke triumfuar me rezultat 1:0 ndaj Romës.

Goli bie në fillim të ballafaqimit pikërisht në minutën e 6-të.

Futbollisti Ange-Yoan Bonny është autor i golit pas asistimit të Barellës.

Rreth 70 mijë shikues panë lojë të luftuar deri në frymën e fundit, por romakët përkundër orvatjeve nuk e gjetën golin e barazimit.

Pas javës së shtatë ën Serie A, Interi merr kreun me 15 pikë, duke lënë pas Napolin e Romën, secila nga 15 pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat