Xabi Alonso merr lajme të mira

Futboll

Xabi Alonso merr lajme të mira

Më: 23 tetor 2025 Në ora: 18:19
Alonso

Dean Huijsen, Dani Carvajal, Trent Alexander-Arnold dhe Dani Ceballos do të rikthehen në fushë për klasiken spanjolle me Barcelonën.

Xabi Alonso merr kështu 4 lajme të mira para ndeshjes më të rëndësishme të vitit, sfidë e cila luhet të dielën.

Huijsen ka vuajtur një dëmtim muskulor që nga pushimi i ndeshjeve ndërkombëtare të tetorit, ndërsa Carvajal nuk luan që pas derbit të Madridit.

Alexander-Arnold ka pasur probleme në kofshë prej 3-4 javësh. Gjithsesi, situata tashmë është pozitive.

Nuk dihet nëse Alonso do t’i zgjedhë për formacionin, por lajmi është që ata janë gati për 26 tetorin e shumëpritur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat