Ronaldo nuk përmbahet pas humbjes ndaj ekipit të shqiptarit

Futboll

Ronaldo nuk përmbahet pas humbjes ndaj ekipit të shqiptarit

Më: 29 tetor 2025 Në ora: 15:52
Ronaldo

Al Nasr pritej të ishte e pandalshme në këtë sezon, por ekipi ku luan Cristiano Ronaldo pësoi dje një tronditje të madhe.

Kampionët në fuqi të Al Itihad i eliminuan nga Kupa duke shkuar në fazën çerekfinale.

Ekipi i Mario Mitajt fitoi me rezultatin 1-2.

Humbja e një trofeu i dhemb Ronaldos, i cili nuk e fshehu zhgënjimin pas ndeshjes.

Këtë e tregojnë edhe pamjet - fotografia

Mitaj bëri mjaft mirë, teksa asistoi edhe golin e parë të takimit.

Al Nasr ndërkohë kishte 10 fitore radhazi dhe nuk ishte aspak i përgatitur për këtë moment. Tashmë fokusi kalon në kampionat ku kryeson.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat