Ferizaj befason Ballkanin në Therandë! Betim Haxhimusa si në ditët më të mira

Futboll

Ferizaj befason Ballkanin në Therandë! Betim Haxhimusa si në ditët më të mira

Më: 1 nëntor 2025 Në ora: 14:53
Betim Haxhimusa

Ferizaj kthehet me pikë të madhe sikur me shije të fitores nga Theranda, duke barazuar me rezultat 1:1 me

Ballkanin, në takimin e javës së 12-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Pjesa e parë i takoi Ballkanit e pjesa e dytë Ferizajt.

Ndeshja po luhet nëpër mot të mirë në Therandë.

Futbollisti Ëalid Hamidi shënoi në minutën e 16-të, 1:0 për Ballkanin.

Në fillim të pjesës së dytë Ferizaj kundërpërgjigjet fuqishëm.

Zëvendësuesi Betim Haxhimusa si në ditët më të mira 

Në minutën e 48-të Betim Haxhimusa nga afërsia ka barazuar rezultatin (1:1).

\Goditja e tij e fuqishme ishte e pandalshme dhe u fut në këndin e epërm të djathtë.

Ballkani zë vendin e dytë me 23 pikë, ndërsa Ferizaj renditet në vend të shtatë me 14 pikë të mbledhura.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat