Kosova në histori, reagojnë serbët: Një djalë me rrënjë serbe i shtyu ata drejt Kupës së Botës

Futboll

Kosova në histori, reagojnë serbët: Një djalë me rrënjë serbe i shtyu ata drejt Kupës së Botës

Nga: K.Goca Më: 15 nëntor 2025 Në ora: 23:04
Kosova feston

Kosova është një Brazil i dytë i futbollit në Evropë.

Djelmoshat tanë shënuan fitore me rezultat 2:0 ndaj Sllovenisë në Lubjanë, në ndeshjen e xhiros së pestë të Grupit B të kualifikimeve për Kampionatin Botëror në futboll.

“Kosova në play-off-in e Kupës së Botës! 

Një gabim i madh nga një djalë me rrënjë serbe (futbollisti Petar Stojanoviq) - ndëshkohet me karton të kuq) i shtyu ata drejt Kupës së Botës

Lojtarët e Kosovës mposhtën Slloveninë me rezultat 2:0.

Me këtë triumf, Kosova siguroi një vend në play-off për Kupën e Botës”, shkruan mes të tjera media serbe “Blic”.

“Lojtarët e Kosovës festojnë ndaj Sllovenisë me 2:0 (1:0) në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës 2026. Golashënues Asllani në minutën e 6-të, ndërsa Zhan Karnicik shënoi autogol në minutën e 64-të të ndeshjes.

Sllovenia ishte me një lojtar më pak që nga minuta e 53-të, pasi Petar Stojanoviq mori kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua.

Me këtë triumf, Kosova siguroi një vend në play-off për Kupën e Botës”, shkruan mes të tjera “Kurir”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat