Granit Xhaka u vërshëllye, kështu reagon gruaja e tij

Futboll

Granit Xhaka u vërshëllye, kështu reagon gruaja e tij

Më: 19 nëntor 2025 Në ora: 13:53
Granit Xhaka dhe Leonita

Zvicra e siguroi mbrëmë kualifikimin direkt në Kampionatin Botëror 2026.

“Helvetikët” barazuan 1:1 ndaj Kosovës në “Fadil Vokrri”, çka ishte e mjaftueshme për ta siguruar vendin e parë në grup.

Granit Xhaka ishte padyshim kryefjala e Zvicrës në këto kualifikimeve, duke e udhëhequr ekipin drejt një tjetër Botërori.

Image

Postimi i gruas së Xhakës

Xhaka u vërshëllye mbrëmë në “Fadil Vokrri”, diçka që as vet ai nuk e kishte pritur.

Lidhur me këtë, ka reaguar edhe gruaja e Granit Xhakës, Leonita.

“Përgjithmonë model për kombin tonë.

Përgjithmonë krenar me ty”, shkroi ajo, duke shprehur mbështetje të plotë për kapitenin e Zvicrës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat