Meliqi: Respektojmë Arsimin, por nëse zbatojmë urdhrat e trajnerit fitojmë

Futboll

Meliqi: Respektojmë Arsimin, por nëse zbatojmë urdhrat e trajnerit fitojmë

Më: 22 nëntor 2025 Në ora: 12:25
nes Meliqi

Shkëndija të dielën në Gostivar përballë Arsimit të Çegranit luan ndeshjen e xhiros së 14-të në LPFMV. Para mediave foli mbrojtësi Anes Meliqi. 

Ndeshja Arsimi-Shkëndija luhet të dielën në stadiumin e qytetit në Gostivar me fillim në orën 13:00. 

I kthehemi kampionatit…

Anes Meliqi: “Pas një fitore shumë të rëndësishme në Kupë, Shkëndija e ka kryer me sukses punën në këtë turne dhe jemi në mesin e tetë ekipeve më të mira të Maqedonisë.

Tani i gjithë fokusi është në kampionat. Unë mendoj se kjo është një nga ndeshjet më të forta, pasi Arsimi me të vërtetë na ka bërë një problem në Tetovë dhe i gjithë fokusi nesër është ndaj Arsimit.”

Forma…

Anes Meliqi: “Skuadra është në formë të mirë, pasi edhe në Europë bëmë një rezultat të pozitiv, por edhe në kampionat e Kupë edhe pse të dyja janë histori të ndryshme. Ne duhet ti harrojmë të gjitha këto rezultate dhe duhet të fokusohemi ndaj Arsimit”.

Arsimi…
Anes Meliqi:
“Kemi bërë një analizë, por unë mendoj që nëse i zbatojmë detyrat e trajnerit në mënyrën më të mirë të mundshme dhe Shkëndija është ashtu siç duhet, nuk do të kemi probleme”.

Mesjavën e ardhshme me Dritën në Europë…
Anes Meliqi:
“Në këtë moment askush nuk mendon për ndeshjen Dritën, pasi i gjithë fokusi nesër është për duelin me Arsimin. Vetëm pasi të kalojmë këtë duel fillojmë të mendojmë për duelin me Dritën”.

Apeli për futbolldashësit…

Anes Meliqi: “Ftoj që të vinë sa më shumë tifozë, besoj që do të jetë një ndeshje e mirë, por ne do të shkojmë për fitore”.

Menaxhim eventual i forcave para Europës…
Anes Meliqi:
“Shkëndija ka shumë lojtarë cilësorë dhe nuk duhet ta mendojë këtë pjesë. Nesër ne shkojmë vetëm për fitore dhe tre pikë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat