Vedat Muriqi bën atë që nuk e priste askush në Spanjë

Futboll

Vedat Muriqi bën atë që nuk e priste askush në Spanjë

Nga: K.Goca Më: 29 nëntor 2025 Në ora: 15:50
Vedat Muriqi

Sulmuesi Vedat Muriqi e shpartallon i vetëm Osasunën.

Skuadra e Mallorca-s, falë dy golave të Vedat Muriqit, ka barazuar me rezultat 2:2 me Osasunën, në takimin e javës së 13-të të La Liga-s.

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, realizoi golin e parë në minutën e 62-të nga pika e bardhë, ndërsa vetëm katër minuta më vonë, në minutën e 66-të, shënoi për 2:0.

Mysafirët nuk u dorëzuan.

Dy gola në finish të takimit, García realizoi në minutën e 72-të e Boyomo në atë të 90+2.

Mallorca renditet në vend të 16-të me 12 pikë e Osasuna në të 17-tin me 11 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat