Muçi “abonohet” me golin, realizon sërish për Trabzonspor

Futboll

Muçi “abonohet” me golin, realizon sërish për Trabzonspor

Më: 22 dhjetor 2025 Në ora: 19:55
Ernest Muçi

Ernest Muçi sërish protagonist. Sulmuesi i kombëtares ka realizuar golin e radhës me fanellën e Trabzonspor.

Muçi mori përsipër ekzekutimin e një penalltie në ndeshjen e kampionatit ndaj Genclerbirligi .

Pavarësisht se portieri i kuptoi krahun 24-vjeçarit, topi përfundoi në rrjetë.

Për Muçin ky ishte goli i shtatë në kampionat me këtë ekip. Kujtojmë që te Trabzonspor ai është në huazim, pasi kartoni zotërohet nga Besiktas.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat