Lojtari shqiptar tund rrjetën për statistika

Futboll

Lojtari shqiptar tund rrjetën për statistika

Më: 28 dhjetor 2025 Në ora: 17:02
Hoti

Ëngjëll Hoti shënoi sot për Umranijesor.

Një gol i cili pati vlerë vetëm për statistika, pasi ekipi i tij u mposht me rezultatin 3-1 nga Keciorengucu.

Gjithçka filloi nga këmbët e Jurgen Bardhit, që i pasoi Benit.

Ky i fundit asistoi për Hotin, që nuk ngurroi në zonë. Goli i tij erdhi në minutën e 76-të dhe vulosi rezultatin përfundimtar.

Hoti mbahet mend në Superiore për eksperiencat me Tiranën dhe Partizanin. Te të dyja ekipet, fantazisti i lindur në Gjermani fitoi titullin kampion.

Pikërisht në vitin 2022 dhe më pas 2023, para se të largohej për në Poloni.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat