Reprezentuesit e Kosovës standardë, Bayer Leverkuseni kokulur

Futboll

Reprezentuesit e Kosovës standardë, Bayer Leverkuseni kokulur

Nga: K.G. Më: 17 janar 2026 Në ora: 17:29
Pamje nga ndeshja

Bayer Leverkuseni kokulur, Hoffenheim feston para shikuesve të vet.

Hoffenheim ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Bayer Leverkusenit, në takimin e javës së 18-të të Bundesliga I.

Reprezentuesit e Kosovës, Fisnik Asllani, Leon Avdullahu e Albian Hajdari, u paraqitën standardë në fitoren e  Hoffenheimit.

Asllani është zëvendësuar në minutën e 69-të.

Futbollisti Burger shënoi në minutën e 9-të për fitoren e madhe.

Bayer Leverkusen renditet në pozitën e 6-të me 29 pikë, 7 më pak se Hoffenheim që gjendet në të tretin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat