Për një shifër rekord transferimi

Futboll

Për një shifër rekord transferimi

Më: 28 janar 2026 Në ora: 15:39
Lucas Paqueta

Fabrizio Romano ka raportuar se mesfushori sulmues i West Ham, Lucas Paqueta, është gati të bashkohet me skuadrën braziliane Flamengo.

Me një shumë rekord prej 42 milionë eurosh për klubin brazilian, Paqueta kthehet në klubin e fëmijërisë së tij përpara Kupës së Botës 2026.

“Lucas Paqueta te Flamengo, ja ku jemi! Marrëveshje rekord e arritur për 42 milionë euro”, shkroi fillimisht Romano në postimin e tij.

“West Ham e pranoi propozimin pas kontaktit të drejtpërdrejtë me drejtorin Jose Boto”.

“Paquete udhëton më vonë sot dhe nënshkruan kontratë pesëvjeçare”, përfundoi eksperti i transferimeve.

Ndryshe, brazilian deri tani këtë sezon ka luajtur 19 ndeshje, duke shënuar 5 gola dhe 1 asistim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat