Slot jep të rejat e fundit për lëndimet te Liverpoolit

Futboll

Slot jep të rejat e fundit për lëndimet te Liverpoolit

Më: 30 janar 2026 Në ora: 11:16
Slot

Trajneri holandez, Arne Slot ka folur para ndeshjes ndaj Newcastle Unitedit.

Ai ishte në një konferencë shtypi, ku dha disa përditësime për gjendjen e lojtarëve.

Slot, konfirmoi disa rikthime si ai i Curtis Jones dhe Ibrahima Konate, por konfirmoi edhe mungesën e Jeremie Frimpongut, i cili ishte lënduar ndaj Qarabagut.

“Ai definitivisht nuk do të jetë në skuadër nesër, kështu që do të jetë jashtë për disa javë.

Por nuk është aq keq sa mendonim se do të ishte jashtë.

Është diçka pozitive nga diçka jo aq pozitive”, u shpreh Slot.

Ndeshja Liverpool-Newcastle, zhvillohet nesër në orën 21:00.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat