Tre reprezentuesit e Kosovës shkëlqejnë me Hoffenheimin

Futboll

Tre reprezentuesit e Kosovës shkëlqejnë me Hoffenheimin

Nga: K.G. Më: 31 janar 2026 Në ora: 17:24
Hoffenheim

Tre reprezentuesit e Kosovës, Albian Hajdari, Leon Avdullahu e Fisnik Asllani, u paraqitën nga minuta e parë në fitoren e thellë të Hoffenheimit me rezultat 3:1 në përballjen me Union Berlinin.

Në fillim të pjesës së parë (9’) futbollisti Hajdari u ndëshkua me karton të verdhë.

Albian Hajdari (Hoffenheim) u ndëshkua me karton të verdhë pasi faulloi futbollistin e skuadrës rivale.

Golat e fitores së thellë u shënuan Kramariç (42' e 45') dhe Leite (47' - autogol).

Në minutën e 68-të Khedira i mysafirëve shënoi duke e ngushtuar humbjen në 3:1.

Asllani u zëvendësua në minutën e 78-të.

Hoffeheim është në vend të tretë me 42 pikë e Union Berlini në të nëntin me 24 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat