17-vjeçari Vogli: Jemi më grup seç ishim më parë

Futboll

17-vjeçari Vogli: Jemi më grup seç ishim më parë

Më: 7 shkurt 2026 Në ora: 16:22
Serxho Vogli

Serxho Vogli u zgjodh lojtari më i mirë në barazimin 1:1 që Tirana regjistroi në derbin ndaj Dinamos.

Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes për emisionin “Super Gol”, 17-vjeçar bardheblu deklaroi:

“Më vjen keq që nuk e mbyllëm me fitore, 3 pikët do na bënim më shumë punë, por edhe 1 pikë nuk është keq.

Për mua pozicioni s’ka rëndësi, do të luajë ku të thotë trajneri edhe mbrojtës edhe sulmues vetëm të luaj.

Jemi shumë mirë, kemi bërë një mentalitet fituesi, jemi më grup seç ishim më parë. Ndihem mirë.

Kam pak mungesë për pjesëmarrjen deri në fund të aksionit, do të mundohem të përmirësohem.

Kam detyrë të nis dy sulmuesat sa më shpejtë, këtë më ka thënë trajneri, duhet ta bëj më shpesh”, deklaroi Vogli.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat