Drita merr kreun e tabelës, fut Llapin në krizë

Futboll

Drita merr kreun e tabelës, fut Llapin në krizë

Nga: K.G. Më: 22 shkurt 2026 Në ora: 14:51
Drita

Drita e Gjilanit ka fituar si mysafire ndaj Llapit të Podujevës, më rezultat 2:0, në ndeshjen që u luajt në fushën e Ramiz Sadikut në Prishtinë, për shkak se fusha në Podujevë ka qenë e rënduar nga kushtet e fundit atmosferike.

Futbollisti Blerton Sheji shënoi për 1:0 në minutën e 64-t.

Mbrojtësi Sheji shënoi nga afërsia.

Golin për 2:0 e realizoi Veton Tusha në minutën e 89-të.

Drita është lider i ri me 38 pikë, duke lënë prapa Ballkanin me 36, Prishtinën 36 dhe Llapim që renditet në pozitën e shtatë me 22 pikë të grumbulluara pas javës së 21-të të elitës së futbollit të Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat