Reali e PSG kualifikohen në të tetën e finales së Champions League

Futboll

Reali e PSG kualifikohen në të tetën e finales së Champions League

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 25 shkurt 2026 Në ora: 20:56 Përditësuar në ora: 22:56 më 25.02.2026
Reali

Reali e PSG kualifikohen në të tetën e finales të Champions League

Mbrëmje dramatike në Champions League, ku Real Madrid dhe PSG siguruan kualifikimin në të tetën e finales.

Real Madridi e ka fituar edhe takimin e kthimit ndaj skuadrës portugeze, Benfica, me rezultat 2:1.

Edhe ndeshjen e parë e fituan me rezultat 1:0 dhe shkojnë më tej.

Ndeshjet

Juventus – Galatasaray 3:2 (2:5) - pas vazhdimeve
PSG – Monaco 2:2 (3:2)
Real Madrid – Benfica 2:1 (1:0)
Atalanta – Borussia Dortmund 4:1 (0:2)
Në kllapa janë ndeshjet e para

Benfica e befasoi Real Madridin që në minutën e 4-të me golin e Rafa Silvës për 0:1. “Los Blancos” reaguan shpejt dhe barazuan në minutën e 16-të me futbollistin Aurelien Tchouameni.

Në minutën e 80-të, Vinicius Junior i jep fitoren (2:1) madrilenëve.

PSG ka barazuar me AS Monacon me rezultat 2:2, pasi që ndeshjen e parë parisienët e kishin fituar me 3:2 si mysafire dhe shkojnë më tej. Për parisienët realizuan Marquinhos (60’) dhe Khvicha Kvaratskhelia (66’), ndërsa për mysafirët shënoi Akliouche (45’) e Teze (90+1’).

Benfica eliminohet

(E plotësuar) – 88' Minutat e fundit.

Ndeshjet

Juventus – Galatasaray 3:0 (2:5)
PSG – Monaco 2:2 (3:2)
Real Madrid – Benfica 2:1 (1:0)
Atalanta – Borussia Dortmund 4:1 (0:2)
Në kllapa janë ndeshjet e para

Në minutën e 82-të Weston McKennie ka shënuar për 3:0, gjithë aksioni ishte nga Edon Zhegrova.

80 Vinicius Junior  i jep epërsinë madrilenëve.

75' Edon Zhegrova futet në lojë në minutën e 67-të në petkun e Juventusit.

70' Gatti shtoi epërsinë e Juventusit.

64' Reali nuk e ka qetësinë.

48' Ndeshje të forta.

Përfundojnë pjesët e para.

43' Ndeshje të forta.

39' Benfica synon mrekullinë në Madrid.

37' Juventusi në epërsi, Manuel Locatelli shënon nga penalltia.

32' Arda Guler realizon për Realin por anulohet goli.

28' Tre ndeshje po luhen me rivalitet të madh.

22' Vetëm në Madrid ka gola. 

16' Reali e barazon rezultatin me golin e lojtarit Aurelien Tchouameni.

14' Benfica po e befason Realin, duke avancuar me rezultat 0:1. Autor i golit wshtw Rafa Silva 

13' Juventus synon të përmbysin humbjen e thellë në Stambioll. 

8' Juventusi ka presionin.

4' Ndeshje të mira.

1' Fillojnë ndeshjet.

Gjithçka gati.

Atalanta i jep leksion Dortmundit 

Skuadra gjermane Dortmundi ka pësuar fiasko në Bergamo, me rezultat 4:1 nga Atalanta në ndeshjen e kthimit të play – offit në Champions League në futboll.

Atalanta është kualifikuar në të tetën e finales, ndërsa skuadra gjermane paketoi valixhet për në shtëpi.

Ndeshje e hapur e më shumë raste, një Atalantë e fuqishme dhe që shpëtoi nderin e italianëve në futboll.

Verdheznjve nuk i bëri punë fitorja (2:0) në përballjen e parë, e cila u shkri shpejt nga vendasit.

Futbollistët Scamacca (5'), Zappacosta (45'), Pashaliq (57'), Samarxhiq (90+8' - nga penalltia) – shënuan për fitoren dhe kualifikimin e skuadrës italiane. 

Për udhëtuesit shënuan Adeyemi (75’).

Dortmundi pati raste por pa konkretizim, kësisoj eliminohet nga gara më prestigjioze.

Sonte zhvillohen ndeshjet e kthimit

Sonte zhvillohen ndeshjet e kthimit të Play-Off-it në UEFA Champions League, duke përmbyllur këtë fazë, pasi takimet e para janë luajtur mbrëmë.

Në program janë këto përballje:

Atalanta – Borussia Dortmund 4:1 (0-2)

Juventus – Galatasaray (2-5)

Paris Saint-Germain – AS Monaco (3-2)

Real Madrid – Benfica (1-0).

Juventus shpreson te mrekullia

Janë publikuar formacionet zyrtare për tri sfidat e mbrëmjes dhe të fundit për play-offin në Champions League. Në “Santiago Bernabeu”, Real Madrid pret Benfica-n. Madrilenët kanë fituar 0-1 në ndeshjen e parë në transfertë, në një situatë shumë të tensionuar me debatin që vazhdon ende, për thirrjet raciste të Gianluca Prestianni ndaj Vinicius Junior.

Real Madrid ka disa mungesa shumë të rëndësishme në këtë takim, duke nisur nga Kylian Mbappe, për të vazhduar me Rodrygo, Dean Hujisen, Dani Ceballos, Eder Militao dhe Jude Bellingham. Në vend të Mbappe, do të luajë Gonzalo Garcia.

REAL MADRID XI: Courtois; Trent, Rüdiger, Asencio, Carreras; Camavinga, Tchouameni, Valverde, Güler; Vinicius, Gonzalo

BENFICA XI: Trubin; Dedic, Otamendi, Tomás Araújo, Dahl; Richard Ríos, Barreiro; Rafa Silva, Aursnes, Schjelderup; Pavlidis

Në “Allianz Stadium” në Torino, Juventus do të kërkojë të bëjë përmbysjen e madhe ndaj Galatasaray-it, pas humbjes 5-2 në Stamboll. Përveç Vlahovic që mungon prej javësh, për bardheiznjtë do të mungojnë edhe Andrea Cambiaso dhe Juan Cabal për shkak kartonësh.

JUVENTUS XI: Perin; Kalulu, Gatti, Kelly, McKennie; Koopmeiners, Locatelli, Thuram; Conceiçao, David, Yildiz

GALATASARAY XI: Çakir; Sallai, Sánchez, Bardakci, Jakobs; Torreira, Lemina; Yilmaz, Gabriel Sara, Lang; Osimhen

Në “Parc des Princes”, PSG pret Monaco-n. Parizienët vijnë në këtë takim me avantazhin 3-2, pas fitores në transfertë javën e kaluar në Principatë.

PSG XI: Safonov; Hakimi, Marquinhos, Pacho, Nuno Mendes; Zaïre-Emery, Vitinha, João Neves; Barcola, Doué, Kvaratskhelia

AS MONACO XI: Köhn; Kehrer, Zakaria, Faes; Vanderson, Camara, Bamba, Caio Henrique; Akliouche, Balogun, Coulibaly.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat