Gjiganti italian me dy goditje

Futboll

Gjiganti italian me dy goditje

Më: 11 mars 2026 Në ora: 16:02
Bernardo Silva dhe Leon Goretzka

Juventus po mendon të bëjë dy goditje të mëdha në merkato e verës duke synuar transferimin e Bernardo Silva dhe Leon Goretzka.

Mesfushori portugez pritet të largohet nga Manchester City në fund të sezonit, ndërsa Goretzka tashmë ka bërë të ditur se nuk do të vazhdojë me Bayernin.

Të dy lojtarët janë 31 vjeç dhe do të jenë të lirë në merkato, gjë që i bën shumë të kërkuar nga klubet e mëdha evropiane.

Sipas raportimeve nga Italia, Juventusi dëshiron t’i bashkojë të dy në Torino, edhe pse fillimisht duhet të zgjidhë çështjen e pagave të larta që kërkojnë lojtarët.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat