Bologna barazon me Romën në ndeshjen e parë evropiane 

Futboll

Bologna barazon me Romën në ndeshjen e parë evropiane 

Nga: K.G. Më: 12 mars 2026 Në ora: 20:39
Pamje nga ndeshja

Skuadra e Bologna-s si gjithmonë është e fortë për skuadrat e mëdha italiane.

Bologna ka barazuar me rezultat 1:1 në përballjen me Romën, në ndeshjen e parë të së tetës së finales së Europa League.

Ndeshja u luajt në vatër të Bologna-s, e cila nuk arriti të ruajë epërsinë që krijoi në fillim të pjesës së dytë.

Në minutën e 50-të Bernardeschi realizoi për epërsinë vendasve.

Në minutë e 71-të Lorenzo Pellegrini ka barazuar rezultatin (1:1).

Romakët i pret punë e madhe në sfidën e kthimit, por me bindje se do të kualifikohen ndaj Bologna-s së papërshtatshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat