Shkendija sfidohet në Shkup

Futboll

Shkendija sfidohet në Shkup

Nga: K.G. Më: 18 mars 2026 Në ora: 21:41
Shkendija

Dihen datat e ndeshjeve të javës së 24-të në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut në futboll.

Në mungesë të një derbi, sigurisht, sytë do të jenë të orientuar nga Gostivari dhe Shkupi, ku të shtunën Vardari dhe Shkendija do të sfidohen nga  Arsimi përkatësisht Makedonija GJP.

Dihet se në prag të kësaj jave, Vardari është lider i tabelës me një avantazh prej +3 pikësh ndaj Shkendijës.

Ndeshjet 
E premte (20.03.2026)

Tikveshi – Brera (14:30)
Rabotniçki – Sileksi (14:30)

E shtunë (21.03.2026)

Maqedonia GP – Shkendija (14:30)
Arsimi – Vardari (14:30)

E diel (22.03.2026)
Pelisteri – Struga TL (14:30)
Shkupi – Bashkimi (12:00)

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat