Futbollisti turk flet për Kosovë: Isha në gjumë, ja çfarë erdhi drejt në dhomë 

Futboll

Futbollisti turk flet për Kosovë: Isha në gjumë, ja çfarë erdhi drejt në dhomë 

Nga: K.G. Më: 1 prill 2026 Në ora: 23:15
Futbollisti Kerem Akturkoglu

Futbollisti Kerem Akturkoglu është duke festuar kualifikimin e Turqisë në Kampionatin Botëror, por befasi është se ai mundohet të bëjë filma për atë që ka përjetuar sidomos kur ishte në gjumë në njërën nga dhomat e hotelit në Prishtinë.

Autori i golit ka folur për mediumin turk “Fanatik” duke thënë se ata hodhën diçka si bombë direkt në dhomë'!

"Më lejoni t'ju tregoj çfarë ndodhi mbrëmë.

Isha në gjumë.

Rreth orës 00:30-01:00 të mesnatës, fillimisht fishekzjarrë, pastaj diçka si bombë erdhi drejt e në dhomën tonë.

Jo lart, por brenda", kështu ka thënë futbollisti turk.
 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat