Shqiptari po çmend australianët

Futboll

Shqiptari po çmend australianët

Më: 18 prill 2026 Në ora: 13:06
Pamje nga ndeshja

Talenti me origjinë shqiptare, Medin Memeti, u shndërrua në heroin e Melburn Sitit në triumfin 2:3 të arritur ndaj Brisban Roar, në elitën e futbollit australian.

I hedhur në fushë në minutën e 61-të, talenti 18-vjeçar shqiptar, shënoi golin e tretë për skuadrën e Melburnit, pas asistit të dhënë nga Elbasan Rashani, duke konkretizuar në mënyrë perfekte një gol të gjithin shqiptar.

Për Memetin ky ishte realizimi i katërt në 19 aktivizime me skuadrën e tij në kampionat.

Një talent që premton shumë për të ardhmen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat