Braga fiton përballjen e parë ndaj skuadrës gjermane

Futboll

Braga fiton përballjen e parë ndaj skuadrës gjermane

Nga: K.G. Më: 30 prill 2026 Në ora: 23:19
Pamje nga ndeshja

Braga ka fituar me rezultat 2:1 ndaj Freiburgut në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Europa League, duke marrë një avantazh të vlefshëm para ndeshjes së kthimit.

Skuadra portugeze e nisi më mirë dhe kaloi në epërsi që në minutën e 8-të me golin e futbollistit Tiknaz.

Megjithatë, skuadra gjermane reagoi shpejt: vetëm tetë minuta më vonë, pas një keqkuptimi në mbrojtjen e Bragës, aksioni i shpejtë u finalizua nga Grifo për rezultatin 1:1.

Para përfundimit të pjesës së parë, Braga pati një mundësi të artë për të rikthyer epërsinë nga penalltia, por portieri i Freiburgut, Noah Atubolu, e priti goditjen.

Në pjesën e dytë, vendasit arritën golin e fitores me Mario Dorgeles në minutën e 90+2.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat