Fox Sports ka lansuar dje kampanjën e re publicitare "Miracle" për Kupën e Botës 2026, e cila imagjinon një skenar ku Kombëtarja e SHBA-ve (USMNT) shpallet kampione bote duke mposhtur Brazilin në finalen e Nju Xhersit.
Reklama, e shoqëruar nga kënga "The Impossible Dream", përfshin yje si Christian Pulisic dhe legjendën Mike Eruzione, duke përcjellë mesazhin se asnjë ëndërr nuk është shumë e madhe për t’u realizuar.
Një nga momentet më komike dhe më të përfolura të kësaj reklame është basti mes dy ikonave të sportit, Tom Brady dhe Zlatan Ibrahimoviq, të cilët shfaqen si analistë të Fox Sports.
Në këtë skenar, Ibrahimoviq humb bastin e bërë për fitoren e Amerikës dhe si pasojë, Brady shihet duke i qethur flokët plotësisht suedezit, një imazh që është bërë menjëherë viral në rrjetet sociale.