​Derbi i kryeqytetit zhvillohet sot në Hajvali

Futboll

​Derbi i kryeqytetit zhvillohet sot në Hajvali

Më: 6 maj 2026 Në ora: 10:22
Foto ilustrim

Në kuadër të xhiros së 33-të, të Superligës në futboll sot më 6 maj, do të zhvillohet derbi mes skuadrës së Prishtinës së Re dhe të Prishtinës, duel ky që zhvillohet në Kampin Nacional në Hajvali.

Përballja mes këtyre dy skuadrave pritet të sjellë emocione të mëdha, pasi të dy skuadrat synojnë pikë të rëndësishme në fazën përfundimtare të kampionatit, me vendasit që janë të rreshtuar në fund të tabelës dhe nëse humbasin largohen nga Superliga.

Ndërkohë Prishtina pas humbjes me Malishevën, vazhdon të luftojë për një vend në Evropë dhe arritjen e fitimit të tre pikëve.

Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 15:00.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat