Egnatia e Nevil Dedes tepër e fortë për Partizanin

Futboll

Egnatia e Nevil Dedes tepër e fortë për Partizanin

Më: 6 maj 2026 Në ora: 17:59
Egnatia - Partizani

Egnatia ka fituar në shtëpi përballë Partizanit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të të “Abissnet Superiore”.

Sfida e zhvilluar në stadiumin e Rrogozhinës, përfundoi me shifrat 2-0.

Mbrojtësi azer Aliyev dhe sulmuesi Bakayoko, ishin autorët e golave për kampionët në fuqi.

Ata shënuan respektivisht në minutën e 17-të dhe 55-të, duke i dhuruar Nevil Dedes 3 pikët që në debutim.

Kështu, Egnatia “blindon” vendin e tretë me 57 pikë. Në krahun tjetër me 45 pikë, Partizani mbetet i pesti, duke ngelur zyrtarisht jashtë “Final Four”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat