PSG në finale, Bayerni dëmtohet për një penallti

Futboll

PSG në finale, Bayerni dëmtohet për një penallti

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 6 maj 2026 Në ora: 20:50 Përditësuar në ora: 22:58 më 06.05.2026
Pamje nga ndeshja

Bayerni eliminohet

PSG – Arsenal do të jetë finalja e madhe e 30 majit, që zhvillohet nga ora 18:00 në stadiumin “Puskas Arena” në Budapest.

PSG ka barazuar me rezultat 1:1 në stadiumin “Allianz Arena” në Munih me kampionin gjerman, Bayern Munih, në takimin e kthimit të gjysmëfinales. 

Ndeshja e parë kishte përfunduar në favor të kampionit në fuqi të Evropës, PSG, me rezultat 5:4 dhe falë kësaj kualifikohen.

Bayerni - PSG 1:1

Stadiumi "Allianz Arena" në Munih.
Shikues: 75.000.
Gjyqtar: K. Pinheiro (Portugalia).
Shënues: Kane (90+4') - Dembele (3'). 
Kartona të verdhë: Tah, Diaz - Mendes, Kvaratskhelia, Marquinhos.
Bayerni: Neuer; Laimer, Tah (Kim Min-Jae 68'), Upamecano (Karl 85'), Stanishiq (Davies 67'); Pavlloviq, Kimmich; Luis Diaz, Musiala (Jackson 79'), Olise; Kane.
PSG: Safonov, Nuno Mendes (Mayulu 85'), Willian Pacho, Marquinhos, Zaire-Emery, Fabian Ruiz (Beraldo  76'), Vitinha, Joao Neves, Kvaratskhelia, Dembele (Barcola 65'), Doue (Hernandez 76').

Bayerni pati shumë ankesa ndaj gjyqtarit, sidomos për një rast të diskutueshëm në minutën e 31-të, që shkaktoi reagime të shumta si në fushë ashtu edhe në tribuna.

Që në minutën e 3-të, Ousmane Dembele shfrytëzoi një hapësirë brenda zonës dhe me një goditje të fortë nga rreth 10 metra realizoi golin e vetëm të takimit për parisienët.

Në minutën e 31-të, Neves luajti me dorë brenda zonës, por gjyqtari nuk akordoi penallti dhe refuzoi të konsultojë VAR-in, vendim që zemëroi kampin bavarez.

Në minutën e 45-të, Jamal Musiala shpërdoroi një mundësi të mirë shënimi, pasi kaloi dy mbrojtës kundërshtarë, por nuk arriti të mposhtë portierin rival.

Pjesa e dytë ishte e luftuar, por përpjekjet e Bayernit rezultuan me një gol në minutën e 90-4, Harry Kane barazoi rezultatin 1:1, por kjo nuk i mjaftoi skuadrës së tij.

Super sfida

(E plotësuar) – 90; Minuta e fundit,

Bayerni - PSG 1:1

Stadiumi "Allianz Arena" në Munih.
Shikues: 75.000.
Gjyqtar: K. Pinheiro (Portugalia).
Shënues: Kane (90+4') - Dembele (3'). 
Kartona të verdhë: Tah, Diaz - Mendes, Kvaratskhelia, Marquinhos.
Bayerni: Neuer; Laimer, Tah (Kim Min-Jae 68'), Upamecano (Karl 85'), Stanishiq (Davies 67'); Pavlloviq, Kimmich; Luis Diaz, Musiala (Jackson 79'), Olise; Kane.
PSG: Safonov, Nuno Mendes (Mayulu 85'), Willian Pacho, Marquinhos, Zaire-Emery, Fabian Ruiz (Beraldo  76'), Vitinha, Joao Neves, Kvaratskhelia, Dembele (Barcola 65'), Doue (Hernandez 76').

85' Nuno Mendes largohet dhe Luis Enrique i jep urdhrat e fundit taktike Senny Mayulu (PSG).

80' Goditja standarde e PSG-së u kap lehtësisht nga një prej lojtarëve mbrojtës.

72' Një pasim i shkurtër e gjen Desire Doue (PSG) në një hapësirë ​​të madhe në 16-sh, përpjekjet e tij shkoi huq.

58' Një pasim nga Jamal Musiala (Bayern Munih) përfundon në zonën e askujt dhe përpjekja sulmuese merr fund.

53’ Bayerni është në presion.49' Willian Pacho (PSG) nuk ka pësuar ndonjë dëmtim serioz që do ta detyronte të largohej nga fusha. Ai është rikthyer në lojë tani.

46' Fillon pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë.

45' Musiala shpërdoroi një rast të mirë. Jamal Musiala (Bayern Munih) teksa kalon dy mbrojtës, por nuk e befasoi portierin rival.

43' Krosimi në zonën e penalltisë nga Konrad Laimer (Bayern Munih) duhej të ishte më i saktë në mënyrë që të krijonte një mundësi për shënim për ekipin e tij.

40' Aleksandar Pavlloviq (Bayern Munih) bën një ndërhyrje dhe Joao Pinheiro fishkëllen për një faull.

37' Khvicha Kvaratskhelia (PSG) harkon në zonë, por mbrojtja e kundërshtarit e largon.

34’ Joao Neves (PSG) ngrihet mbi mbrojtjen e kundërshtarit dhe godet me kokë drejt këndit të poshtëm të djathtë. Megjithatë, përpjekja bllokohet portieri nga Manuel Neuer.

31’ Vitinha (PSG) luan me dorë në 16-sh, por gjyqtari nuk akordon penallti dhe refuzon të shikojë VAR-in.

30' Bayern Munih duket se po e gjen veten në formë, pasi po shijon posedimin e topit. Ata po presin momentin e duhur për të krijuar raste.

27' Olise gjuan bukur, por për fat të keq të tij topi shkoi mbi portë.

21' Harry Kane (Bayern Munih) dërgon një krosim në zonë, por mbrojtja kundërshtare largon topin për të eliminuar rrezikun.

19' Mbrojtja është në gatishmëri teksa largon një krosim të rrezikshëm nga Nuno Mendes (PSG).

13' Konrad Laimer (Bayern Munih) penalizohet për mbajtjen e topit.

8' Nuno Mendes (PSG) ndëshkohet me karton të verdhë.

5' Një pasim i gjatë, i ekzekutuar nga Jonathan Tah (Bayern Munih), nuk arriti saktësinë për të arritur te shokët e skuadrës.

3’ Futbollisti Ousmane Dembele (PSG) shfaq aftësinë e tij nga rreth 10 metra e i papenguar, me goditje të fortë kaloi në epërsi parisienët./ 

1' Fillon ndeshja. 

Gjithçka gati.

Gati për finalen e parakohshme

Pas ndeshjes së parë të jashtëzakonshme në “Parc des Princes”, Bayern dhe PSG do të ndeshen sonte në ndeshjen e kthimit, këtë herë në “Allianz Arena”.

Sërish pritet një takim spektakolar dhe pse jo me shumë gola, duke ditur mënyrën si luajnë të dy ekipet.

Bavarezët kanë vetëm një mungesë të rëndësishme për këtë ndeshje është Serge Gnabry i dëmtuar. PSG ka dy mungesa, po kryesorja është ajo e Achraf Hakimit i dëmtuar në gjysmëfinalën e parë. Po ashtu mungon edhe portieri Lucas Chevalier.

Dy trajnerët respektiv, Vincent Kompany dhe Luis Enrique nuk është se kanë lënë vend për surpriza dhe kanë hedhur në fushë formacionet më të mira të mundshme.

Bayerni: Neuer; Laimer, Tah, Upamecano, Stanishiq; Pavlloviq, Kimmich; Luis Diaz, Musiala, Olise; Kane.

PSG: Safonov, Nuno Mendes, Willian Pacho, Marquinhos, Zaire-Emery, Fabian Ruiz, Vitinha, Joao Neves, Kvaratskhelia, Dembele, Doue.

Pblikohen formacionet e ndeshjes Bayern vs PSG  

Pblikohen formacionet e ndeshjes Bayern vs PSG!

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes më interesante të sezonit, mes Bayern Munchen dhe Paris Saint-Germain.

Dy trajnerët, Kompany dhe Enrique kanë zbuluar 11-shen startuese për ndeshjen që nis nga ora 21:00.

Kujtojmë që ndeshja e parë gjysmëfinale e UEFA Champions League mes dy gjigantëve të futbollit ishte mbyllur me fitore të parisienëve me rezultatin 5:4.

Vetëm 3 ndryshime nga gjysmëfinalja e parë e Championsit

Numërimi ka nisur mbrapsht dhe 1 orë na ndan nga starti i gjysmëfinales së dytë të Championsit mes Bajern Mynih dhe PSG-së.

Të gjithë sytë e tifozëve në botë do të jenë në “Allianz Arena” për të shijuar spektaklin e jashtëzakonshme që i pret. Ndërkohë trajnerët Vinsent Kompani dhe Luis Enrike kanë bërë të ditur titullarët e tyre.

Në krahasim me ndeshjen e parë në “Parc de Princes”, te gjermanët si titullar e nis Laimer në vend të Alfonso Dejvist, ndërsa treshja tjetër e mbrojtësve është e paprekur. Po ashtu nuk ka ndryshime fare në mesfushë apo sulm.

Ndërsa te francezët mungon Ashraf Hakimi dhe vendin e tij e ka marrë Zaire Emeri. Vendin e këtij të fundit në mesfushë e ka marrë spanjolli Fabian Ruiz ndërsa treshja sulmuese është e paprekshme.

Bayerni kërkon përmbysjen, PSG mbron avantazhin minimal

Gjithçka është gati për një tjetër natë të zjarrtë në “Allianz Arena”, ku Bayern Munich pret Paris Saint-Germain në gjysmëfinalen e kthimit të Champions League.

Parizienët vijnë me një avantazh minimal 5-4 nga ndeshja e parë, një sfidë e çmendur me nëntë gola që la gjithçka të hapur për këtë duel vendimtar.

Në “Allianz Arena”, bavarezët synojnë përmbysjen, të shtyrë nga forma e shkëlqyer dhe mbështetja e tifozëve të tyre.

Skuadra e drejtuar nga Vincent Kompany vjen me një seri perfekte rezultatesh, ndërsa në sulm i besohet emrave si Michael Olise, Luis Díaz dhe Harry Kane.

Në anën tjetër, Luis Enrique ka ndërtuar një treshe të rrezikshme me Khvicha Kvaratskhelia, Ousmane Dembélé dhe Désiré Doué.

Forma e PSG mbetet solide me katër fitore në pesë ndeshje, por presioni në Mynih pritet të jetë maksimal.

Detajet pritet të bëjnë diferencën në një sfidë ku çdo gabim mund të kushtojë finalen.

Një përballje që premton emocione deri në sekondën e fundit dhe një finalist që do të vendoset vetëm nga detajet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat