Casillas: Nuk e dua Mourinhon te Real Madridi

Futboll

Casillas: Nuk e dua Mourinhon te Real Madridi

Më: 12 maj 2026 Në ora: 19:46
Iker Casillas

Lajmet rreth rikthimit të mundshëm të Jose Mourinhos në "Santiago Bernabéu" kanë nxitur reagimin e menjëhershëm të legjendës Iker Casillas, i cili i ka bërë thirrje hapur klubit që të kërkojë dikë tjetër.

Edhe pse Mourinho raportohet të jetë në "negociata përfundimtare" për të zëvendësuar Alvaro Arbeloan pas një sezoni dështues pa trofe, ish-kapiteni i "Mbretërve" nuk ka ngurruar të shprehë skepticizmin e tij në rrjetet sociale.

"Nuk kam asnjë problem me Mourinhon. Ai më duket një profesionist i madh. Por, nuk e dua atë te Real Madridi," deklaroi Casillas, duke shtuar se sipas mendimit të tij personal, ka trajnerë të tjerë që janë "më mirë të përgatitur" për të drejtuar klubin e jetës së tij, raporton OneFotball.

Ndërsa Mourinho, aktualisht trajner i Benficas, ka refuzuar të japë detaje deri javën e ardhshme.

Ky reagim i portierit legjendar vjen në një moment kritik për klubin, ku përveç spekulimeve për stolin, Florentino Pérez sapo ka konfirmuar qëndrimin e tij në krye të presidencës dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja për të mbrojtur institucionin nga "fushatat absurde" të mediave.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat