Mbrojtësi i Dinamos, Nasr Aliji, foli pas triumfit në finalen e Kupës së Shqipërisë ndaj Egnatias, me rezultatin 3:2.
Në prononcimin e dhënë për mikrofonin e “RTSH”, ai u shpreh:
“Një ndjesi shumë e mirë, ndeshje me emocione, jemi shumë të lumtur që fituam Kupën.
Besuam që kur e filluam ndeshjen. Jemi shumë të lumtur. Ishte një trofe që e kemi kërkuar. Nuk jemi të kënaqur për kampionatin.
Do të japim maksimumin në “Final 4”, do të tentojmë të fitojmë të gjitha ndeshjet, pastaj do të shikojmë çdo të ndodhë”, deklaroi Aliji.