Bujar Neziri kandidon për kryetar të FFShGJ-së

Futboll

Bujar Neziri kandidon për kryetar të FFShGJ-së

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 15 maj 2026 Në ora: 16:00
Bujar Neziri

Mërgata është oksigjeni i shtetit të Kosovës.

Një emër që dha shumë jo vetëm për futbollin, është edhe Bujar Neziri.

Bujar Neziri është kandidat për t’u zgjedhur kryetar i Federatës së Futbollit Shqiptar në Gjermani, ku marrin pjesë 31 klube.

Bujar Neziri, si futbollist e donator, e tash shumë vite si president i klubit më të suksesshëm shqiptarë në mërgatë, Kosova e Dusseldorfit.

Po shkon drejt 4 dekadave që është me Kosovën e Dusseldorfit, një figurë emblematike e këtij klubi.

Ai me shokë apo me bashkëpunëtorët e tij, bëri punë të madhe duke e ngritur klubin në një nivel të lakmueshëm.

Përkundër baticave e zbaticave, Bujar Neziri asnjëherë nuk u dorëzua me shokë, gjithmonë në shërbim të sportit dhe të çështjes kombëtare. Vitet që nuk duhen harruar, janë vitet e 90-ta, kontributi dhe sakrifica e Bujar Nezirit, në rezistencë ndaj regjimit serb, ku mbi 200 mijë marka i dha nga xhepi i tij vetëm për të prurë kombëtaren e Kosovës në një turne të respektuar, në fund të vitit 1997 kur Kosova kishte nevojë më shumë për sensibilizim.

Ishte fundi i dhjetorit të vitit 1997, ku kishin organizuar një turne dhe pjesëmarrëse Kosova Dusseldorf, kombëtarja e Kosovës dhe ekipi i Fadil Vokrrit nga Franca, po ashtu edhe një ekip nga Bielefeld-i.

Ky veprim i Bujar Nezirit ishte i jashtëzakonshëm por në anën tjetër ishte halë në sy për regjimin serb.
Një humanist i madh në secilën kohë!

Bujar Neziri edhe sot është një lokomotivë e klubit kuqezi që me sukses po luan në Landesliga dhe pas javës së 29-të renditet në vend të 7-të me 42 pikë të grumbulluara.

Arkitekt i ngritjes së klubit.

Pengu i tij ishte edicioni i kaluar kur fati sportiv në javën e fundit për një pikë e la pa u ngritur në Oberliga që do të ishte suksesi më i madh për një klub shqiptar në mërgatë.

Neziri edhe sot punon me përkushtim me kryesinë e klubit që të rriten në nivelin gjithëpërfshirës dhe një ditë të jenë edhe më lart në ligat gjermane, një synim që beson e shpreson se do të arrihet një ditë.

Ky është Bujar Neziri, njeriu i punës, i veprave, një humanist dhe veprimtar i shquar qoftë sportiv qoftë kombëtar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat