Ferizaj - Dukagjini, finalja e madhe! Ja sa kushtojnë biletat

Futboll

Ferizaj - Dukagjini, finalja e madhe! Ja sa kushtojnë biletat

Nga: K.G. Më: 15 maj 2026 Në ora: 16:55
Pamje nga ndeshja

Ferizaj dhe Dukagjini i Klinës synojnë Kupën e Kosovës, trofe që kurrë nuk e kanë fituar në histori të ekzistimit këto klube të futbollit.

Finalja e madhe po afron, luhet (më 21 maj) të enjten e javës së ardhshme në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.  

Finalja fillon në orën 20.00.

Çmimi i biletave nga 3 në 30 euro!

Veri e Jug - 3 euro
Lindje – 5 €

Perëndim – 10 €
 VIP - 30 €

“Tifozët e klubit FC Ferizaj janë të vendosur në tribunën Veri (V1, V2, V3).

Tifozët e klubit KF Dukagjini janë të vendosur në tribunën Jug (J1, J2, J3)”, ka bërë të ditur FFK.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat