Dramë e vërtetë te Juventusi! Fiorentina e mposhti me rezultatin 0-2 në transfertë, për ta lënë jashtë zonës Champions.
Me një ndeshje të mbetur, duhet mrekulli për t’u bërë pjesë e katërshes së parë të Seria A.
Pas ndeshjes, lojtarët e drejtuar nga trajneri Spaleti u thirrën nga ultrasit prapa porte.
Vërshëllimat nuk mungonin, ndërsa tifozët shpërthyen duke kënduar: “Tregoni b*let”.
Humbja është e rëndë për Juventusin, që deri tani ishte pjesë e “Top 4”.
Vendin e tij e mori Roma, e cila po gëzon formë të shkëlqyer në fundin e kampionatit.