Kroatët rindërtojnë stadiumin, kështu duket

Futboll

Kroatët rindërtojnë stadiumin, kështu duket

Nga: K.G. Më: 20 maj 2026 Në ora: 12:58
Pamje

Punimet për rindërtimin e stadiumit në rrugën Kranjçeviçeva janë në kulmin e tyre dhe pas përfundimit të renovimit ai pritet të bëhet shtëpia e përkohshme e Dinamos nga Zagrebi dhe Lokomotiva nga Zagrebi.

Përfundimi i punimeve është parakusht për shembjen e stadiumit ekzistues dhe ndërtimin e stadiumit të ri në Maksimir, ndërsa plani është që klubet të zhvillojnë ndeshjet në impiantin e rinovuar në pjesën e dytë të sezonit të ardhshëm.

Stadiumi i ri pritet të përfundojë deri në vitin 2030. 

Kapacitet prej mbi 11 mijë ulësesh

“Zagrebi, pas më shumë se 50 vitesh, në fund të vitit 2026 do të marrë një arenë moderne sportive me kapacitet prej 11.163 ulësesh, me fushë me dimensione 105 × 68 metra sipas kritereve të kategorisë së katërt të UEFA-s, me një shesh të ri urban prej 6300 metrash katrorë, parking me më shumë se 400 vende si dhe hapësira përcjellëse për sportistët dhe tifozët.

Ndërtimi i stadiumit do të nxisë rinovimin urbanistik të lagjes, do të sjellë një objekt me vlerë arkitekturore dhe një hapësirë moderne për sport dhe ngjarje të tjera, si koncertet.

Është e rëndësishme të theksohet se rindërtimi i stadiumit në Kranjçeviçeva është parakusht i domosdoshëm për shembjen e stadiumit ekzistues dhe ndërtimin e stadiumit të ri në Maksimir, realizimi i të cilit është dakorduar në bashkëpunim me Qeverinë e Kroacisë”, njoftuan në fillim të vitit autoritetet e qytetit të Zagrebit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat