Talenti i Manchester Cityt shpallet Lojtari më i mirë i Ri i Sezonit në Premierligë

Futboll

Talenti i Manchester Cityt shpallet Lojtari më i mirë i Ri i Sezonit në Premierligë

Më: 23 maj 2026 Në ora: 15:53
Nico O’Reilly

Talenti i Manchester Cityt, Nico O’Reilly është shpallur lojtari më i mirë i ri i sezonit në premierligën angleze.

21-vjeçari ka pasur sezon fantastik, duke qënë një prej zbulimeve të sezonit duke qenë vendimtar në disa raste për skuadrën e Manchester Cityt.

“Pas paraqitjeve të mia të para në futbollin senior sezonin e kaluar, e dija që këtë vit mund të kisha mundësinë të luaja më shumë dhe të ndihmoja ekipin sa më shumë që të ishte e mundur nëse do të punoja shumë.

Të kem kaq shumë minuta dhe të fitoj besimin e trajnerit dhe të shokëve të skuadrës ka qenë arritja më e madhe në karrierën time deri më tani.

Jam i emocionuar që ta përfundoj sezonin fuqishëm nesër dhe pastaj të shkoj në Kupën time të Botës [FIFA] përpara se të bashkohem përsëri me Cityn dhe të punoj shumë përsëri sezonin e ardhshëm.”, tha O’Reilly për faqen zyrtare të klubit pasi fitoi çmimin.

O’Reilly luajti 34 ndeshje me Manchester Cityn, duke shënuar pesë gola dhe ka bërë tre asistime.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat