Llapi sot ka marrë tre pikë domethënëse në luftë për të ikë nga zona e barazhit në elitën e futbollit të Kosovës.
Megjithatë Llapi është në dorë të Ferizajt.
Llapi duhet të fitojë në Ferizaj, ndërsa fati i tyre varet nga ekipet tjera.,
Kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka reaguar ashpër.
“Sot u pa fytyra e vërtetë e futbollit. Urime djema — luftojmë kundër të gjithëve sepse ne jemi Llapi i Zahir Pajaziti. Me gjithë respektin për kundërshtarët, edhe po t’i sillnin lojtarët e FC Bayern Munich, me futboll të ndershëm nuk na mposhtin,Malisheva e Bylbyl Sokolit ….
Do t’i përballojmë të gjitha ‘klanet e bashkuara’, sepse kështu jemi rritur e përgatitur në trevat e Llapit dhe Gollakut — luftojmë ndershëm.
Sot u pa fytyra e vërtetë e klubeve tona kosovare. Tash le të shohim çfarë do të thonë analistët për gjithë ato fjalë që e akuzojshin Llapin”, reagon Batatina.