Gazetari i njohur italian për shqiptarin: Mjedis i përçarë, do jetë pengu më i madh i jetës së tij...

Futboll

Gazetari i njohur italian për shqiptarin: Mjedis i përçarë, do jetë pengu më i madh i jetës së tij...

Më: 27 maj 2026 Në ora: 22:35
Igli Tare e Karlo Pelegati

Karlo Pelegati është një nga gazetarët më të njohur italianë sa i përket klubit të Milanit, të cilin e ka ndjekur për dekada me radhë.

Ai është një “autoritet” kur bëhet fjalë për kuqezinjtë, pasi di thuajse gjithçka çfarë ndodh në klubin në fjalë.

Vetë Pelegati sot bëri një postim shumë interesant në rrjetet sociale, duke treguar për një takim me Igli Taren, para se ai të largohej nga Milano.

Dhe duket qartësisht se gazetari i njohur italian i del në krah drejtuesit shqiptar të cilin e shkarkuan pak ditë më parë nga kuqezinjtë, ku sipas tij ekziston një ambient i përçarë.

“Sot, Igli Tare largohet nga Milano me lot në sy. Këtë mëngjes kalova një orë me të. Një person i bukur, një drejtues i apasionuar dhe i aftë, një profesionist i vërtetë.

Ai u shkarkua nga Milani, me zhgënjimin e tij më të madh, pa qenë në gjendje të punonte siç do të donte, pasi kishte shpenzuar kaq shumë energji për të mbajtur të bashkuar një mjedis të përçarë dhe të ndarë.

I solla librin tim, ku kanë mbetur të bardha faqet e fundit, pa një fitore të nënshkruar nga Milani “i tij”.

Do të jetë pengu më i madh i jetës së tij, sepse Igli e donte Milanin… dhe shumë.
Humba një drejtues, por gjeta një mik.

Përgjithmonë!!!, ka shkruar Pelegati

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat