Premier League ka konfirmuar dominimin në arenën ndërkombëtare duke siguruar pjesëmarrjen e nëntë skuadrave në kompeticionet europiane për sezonin 2026/2027.
Ky sukses vjen pas një edicioni pozitiv ku trofetë e Europa League dhe Conference League u fituan nga klubet angleze. Triumfi i fundit i Crystal Palace në Conference League bëri të mundur zgjerimin e listës së përfaqësuesve të Anglisë në Europë për edicionin e ri sportiv.
Në këtë mënyrë, Premier League do të përfaqësohet me pesë skuadra në Champions League, tre në Europa League dhe një në Conference League.
Në turneun më të rëndësishëm për klube, Champions League, do të marrin pjesë Arsenal, Manchester City, Manchester United, Aston Villa dhe Liverpool.
Sa i përket Europa League, Anglisë do t’i bashkohen Bournemouth dhe Sunderland, të cilat do të shoqërohen nga fituesit në fuqi të Conference League, Crystal Palace.
Sakaq, vendi i vetëm i disponueshëm për përfaqësim në Conference League për sezonin e ri i ka kaluar zyrtarisht skuadrës së Brighton-it.