Media kroate: Klubi polak ofron “pasuri” për shqiptarin e Kosovës

Futboll

Media kroate: Klubi polak ofron “pasuri” për shqiptarin e Kosovës

Nga: K.Goca Më: 1 qershor 2026 Në ora: 00:15
Arbër Hoxha drejt largimit nga Dinamo?

Futbollisti i kombëtares shqiptare, Arbër Hoxha, njëherësh nga Kosova, mund të jetë pranë largimit nga Dinamo e Zagrebit gjatë afatit kalimtar veror. 

Rikthimi i Mislav Orshiq në Maksimir duket se do të sjellë ndryshime në repartin ofensiv të “Kaltërve”, ndërsa Hoxha shihet si kandidati kryesor për t’u larguar.

““Orshiq“ pritet të firmosë në fillim të javës me Dinamon, duke u rikthyer pas tre vitesh në klubin ku la gjurmë të mëdha.

Me konkurrencën në krahun e majtë, ku janë edhe Gabriel Vidoviq dhe Hoxha, hapësirat në skuadër do të zvogëlohen“, ka shkruar “24sata“.

Sipas raportimeve nga mediat kroate, Hoxha kishte qenë afër transferimit që verën e kaluar, kur një klub rus kishte ofruar mes një dhe një milion e gjysmë euro për kartonin e tij.

Megjithatë, drejtuesit e Dinamos nuk pranuan ta linin të largohej, duke besuar në vlerën e sulmuesit shqiptar.

Tashmë interesimi më serioz vjen nga Polonia, ku një klub i fuqishëm financiarisht është gati të investojë ndjeshëm. Nëse marrëveshja realizohet,

Dinamo mund të përfitojë nga katër deri në pesë milionë euro, ndërsa Hoxha do të siguronte një pagë mbi një milion euro në vit, pothuajse dyfish më shumë se ajo që fiton aktualisht në Zagreb.

Hoxha iu bashkua Dinamos në janar të vitit 2024, me kërkesë të trajnerit Sergej Jakiroviq. I ardhur nga Slaven Belupo për rreth një milion euro, ai fillimisht u pa me skepticizëm, por më pas justifikoi investimin me paraqitje të mira.

Në 105 ndeshje me fanellën e Dinamos, Hoxha ka realizuar 12 gola dhe ka dhuruar 15 asistime.

Ndeshja ndaj Hajduku Splitit në javën e 34-t të kampionatit mund të ketë qenë paraqitja e tij e fundit me fanellën blu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat