Sulmuesi njofton largimin nga Tirana

Futboll

Sulmuesi njofton largimin nga Tirana

Më: 6 qershor 2026 Në ora: 17:14
Rimal Haxhiu

Ka përfunduar aventura e sulmuesit Rimal Haxhiu te Tirana.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, 27-vjeçari njofton largimin nga bardheblutë.

“Faleminderit Tirana.

Falënderoj presidentin, shokët e ekipit dhe tifozët për të gjitha momentet e bukura dhe të vështira që kaluam”, shkruan Haxhiu në Instagram.

Sulmuesi anësor u aktivizua në 32 ndeshje sezonin që lamë pas, në të cilat shënoi 2 gola dhe dha 3 asiste.

Haxhiu u bashkua me Tiranën në vitin 2023 dhe që nga ajo kohë është aktivizuar në 108 ndeshje me bardheblutë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat