Misteri që vazhdon prej 48 vitesh!

Futboll

Misteri që vazhdon prej 48 vitesh!

Nga: K.G. Më: 9 qershor 2026 Në ora: 19:56
Atmosfera në vitin 1978

Botërori i vitit 1978 në Argjentinë ka mbetur në kujtesë për njërën nga ndeshjet më kontroverse në historinë e futbollit.

Në fazën e dytë grupore, Argjentina nikoqire e mposhti Perunë me rezultat 6:0 dhe kështu e kaloi Brazilin në tabelë, duke siguruar kualifikimin në finale.

Situata ishte e pazakontë sepse Argjentina luajti pas Brazilit dhe e dinte saktësisht sa gola duhej t’i shënonte. Brazili më herët kishte fituar ndaj Polonisë me rezultat 3:1, ndaj argjentinasve u nevojitej fitore me së paku katër gola dallim.

Ajo që pasoi e habiti gjithë botën, Peruja, e cila deri atëherë kishte treguar paraqitje solide në kampionat, pësoi humbje të thellë me gjashtë gola diferencë.

Menjëherë pas ndeshjes nisën dyshimet se rezultati nuk ishte plotësisht i rregullt. Gjatë dekadave të mëvonshme u shfaqën akuza të shumta se hierarkia ushtarake e Argjentinës kishte ushtruar presion politik ndaj Perusë ose kishte ofruar përfitime të caktuara ekonomike. Ndër pretendimet më të përmendura ishin dërgesat e grurit, kreditë financiare dhe marrëveshjet politike mes regjimeve të asaj kohe në të dy vendet.

Megjithëse asnjëherë nuk është publikuar ndonjë provë që do ta konfirmonte përfundimisht se ndeshja ishte e kurdisur, dyshimet nuk janë zhdukur as pas gati gjysmë shekulli. Shumë adhurues të futbollit besojnë se pikërisht ajo ndeshje ia hapi rrugën Argjentinës drejt titullit të kampionit të botës, ndërsa Brazili mbeti pa mundësinë për të luftuar për trofeun, ndonëse e përfundoi turneun pa humbje.

Për shkak të gjithë kësaj, ndeshja Argjentinë – Peru 6:0 edhe sot mbetet një nga misteret më të mëdha dhe ndeshjet më të diskutueshme në historinë e Botërorëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat