Pashaliç: Kemi cilësi t’u shkaktojmë probleme anglezëve

Futboll

Pashaliç: Kemi cilësi t’u shkaktojmë probleme anglezëve

Nga: K.G. Më: 12 qershor 2026 Në ora: 23:52
Pashaliç

Kroacia po vazhdon përgatitjet për ndeshjen e parë të Kampionatit Botëror kundër Anglisë.

Ekipi i drejtuar nga Zlatko Daliç është vendosur në Aleksandri, ku po stërvitet për përballjen që zhvillohet të mërkurën, më 17 qershor, nga ora 22:00 në Dallas.

Në konferencën për media folën futbollistët Mario Pashali ç dhe Nikola Vlashiç, të cilët u shprehën optimistë për paraqitjen e Kroacisë në Botëror.

Vlashiç komentoi edhe trajnerin e ri të klubit të tij, duke i uruar mirëseardhje dhe suksese te Torino.

“Ky është Botërori im i dytë. Shpresojmë ta përsërisim atë që bëmë në Katar, ku për mua ishte paraqitja e parë në Kupën e Botës”, tha Vlashiç.

Ndërkohë, Pashaliç  theksoi se Kroacia ka një përzierje të mirë mes përvojës dhe rinisë.

“Kemi një kombinim të mirë të lojtarëve me eksperiencë dhe të rinjve që e kanë shfrytëzuar shansin e tyre. Disa prej tyre janë afër formacionit startues. Kjo na jep mundësi të përsërisim sukseset e së kaluarës”, u shpreh ai.

Sa i përket sistemit të lojës, Pashaliç  tha se futbolli modern kërkon fleksibilitet.

“Shumica e lojtarëve janë mësuar me ndryshime të sistemit. Me katër mbrojtës kemi pasur sukses ndër vite, por shumë lojtarë aktivizohen në klube edhe me tre qendërmbrojtës. E rëndësishme është të fitojmë”, deklaroi ai.

Duke folur për përballjen me Anglinë, Pashaliç theksoi se mbrojtja kompakte do të jetë vendimtare.

“Faza defensive do të jetë kyçe, siç e ka theksuar edhe përzgjedhësi. Kundër Sllovenisë patëm probleme në tranzicionin defensiv dhe Anglia di ta shfrytëzojë këtë. Megjithatë, me topin në zotërim kemi cilësi t’u shkaktojmë probleme anglezëve”, tha Pashaliç.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat