Skuadra e futbollit Ballkani nga Theranda ka ndarë rrugët me katër futbollistë.
Lajmi bëhet i ditur në faqen zyrtare të klubit.
“Ballkani njofton se rrugëtimi ynë me futbollistët Geralb Smajli, Bruno Oliveira dhe Stanislav Petkov ka përfunduar.
Klubi dëshiron t’i falënderojë për kontributin e dhënë gjatë kohës sa ishin pjesë e familjes së Ballkanit.
I falënderojmë për çdo minutë të dhënë në fanellën portokalli dhe u shprehim mirënjohjen tonë për gjithçka që kanë kontribuar në rrugëtimin e FC Ballkanit”, ka njoftuar Ballkani.