Shkëndija e Haraçinës ka synime të mëdha si debutues në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut.
Skuadra shqiptare synon të kompletohet në radhë të parë si ekip, pastaj të kërkojë rezultate të lakmueshme në shoqërinë e më të mirëve.
“Shkëndija Haraçinë 77 prezanton përforcimin e parë për sezonin e ri në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut.
Futbollisti brazilian Mateus Lemos i bashkohet familjes sonë, duke sjellë përvojën e tij nga futbolli vendor dhe ndërkombëtar.
Lemos më herët ka mbrojtur ngjyrat e Vardarit dhe Makedonija Gjorçe Petrov, me të cilën ka fituar edhe Kupën e Maqedonisë.
Me shumë përkushtim dhe ambicie, vazhdojmë ndërtimin e një ekipi konkurrues për sfidat e reja që na presin”, njofton Shkëndija Haraçinë.