Nuk ka marrë pjesë kurrë në Botëror

Futboll

Nuk ka marrë pjesë kurrë në Botëror

Më: 16 qershor 2026 Në ora: 16:30
Zidane Iqbal

Mesfushori i Irakut, Zidane Iqbal, pritet të hyjë në histori si futbollisti i parë me origjinë pakistaneze që luan në një Kupë Bote për meshkuj.

Edhe pse përfaqëson Irakun në arenën ndërkombëtare, 23-vjeçari konsiderohet një figurë frymëzuese për miliona tifozë pakistanezë, pasi vendi i tyre nuk është kualifikuar kurrë në turneun më të madh të futbollit botëror.

I lindur dhe rritur në Mançester, Iqbal ka baba pakistanez dhe nënë irakene.

Futbollisti, i cili u formua në akademinë e Manchesterit dhe aktualisht aktivizohet te Utrecht, tha se ishte i surprizuar kur mësoi se mund të bëhej lojtari i parë me origjinë pakistaneze që merr pjesë në një Botëror.

Ai theksoi se ndihet krenar për të dyja rrënjët e familjes së tij dhe se trashëgimia kulturore ka luajtur një rol të rëndësishëm në jetën dhe karrierën e tij.

Për të treguar respekt ndaj origjinës së tij, Iqbal mban flamurin e Irakut dhe atë të Pakistanit në këpucët që vesh. Sipas tij, të dyja vendet kanë një vend të veçantë në zemrën e tij dhe nuk mund të zgjedhë njërin mbi tjetrin. Ai e konsideron këtë një mënyrë për të nderuar familjen e tij.

Për shumë tifozë pakistanezë, prania e Iqbalit në Kupën e Botës përfaqëson një moment historik. Pakistani, me mbi 240 milionë banorë, renditet mes kombëtareve më të dobëta në futboll dhe nuk ka arritur kurrë të lërë gjurmë në skenën botërore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat