Statistika zhgënjyese, Suedia rikthehet 68 vite pas

Futboll

Statistika zhgënjyese, Suedia rikthehet 68 vite pas

Më: 20 qershor 2026 Në ora: 22:32
Isak

Suedia pësoi një humbje historike ndaj Holandës në Kupën e Botës 2026, duke u mposhtur me rezultatin e thellë 5-1.

Kjo është hera e parë që suedezët humbin një ndeshje të Kupës së Botës me tri ose më shumë gola diferencë që nga finalja e vitit 1958, kur u mundën 5-2 nga Brazili.

Dominimi holandez ishte i plotë, me sulmin që shfaqi efikasitet të lartë gjatë gjithë takimit.

Pas 68 vitesh, Suedia rikthehet në një statistikë që do të donte ta harronte sa më shpejt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat