Shkodranët prezantojnë mbrojtësin nga Kosova

Futboll

Shkodranët prezantojnë mbrojtësin nga Kosova

Më: 24 qershor 2026 Në ora: 11:48
Fatbardh Latifi

Fatbardh Latifi është lojtari më i ri i Vllaznisë.

Klubi shkodran ka njoftuar me një postim në faqen zyrtare afrimin e 27-vjeçarit që luan si mbrojtës qendre.

Vetëm një ditë më parë kuqeblutë afruan edhe mbrojtësin e majtë Xhezair Avduli.

Pak sezone më parë te Vllaznia ka luajtur edhe Liridon Latifi, edhe ai nga Kosova, por në rolin e sulmuesit. Shkodranët janë në riformatim e sipër edhe kanë pasur largime e afrime gjatë kësaj periudhe. Para dy mbrojtësve janë afruar edhe Patrik Bardhi dhe Herald Marku.

Postimi i klubit shkodran

KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me mbrojtësin qendror Fatbardh Latifi, i cili do të jetë pjesë e skuadrës sonë me kontratë 1+1 vjeçare.

Latifi vjen pas paraqitjeve të mira në futbollin e Kosovës dhe transferimi i tij realizohet në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet KF Vllaznia dhe klubit Trepça ’89. I urojmë Fatbardhit shumë suksese me fanellën kuqeblu dhe sa më shumë arritje në rrugëtimin e tij me Vllazninë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat